Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
“Pjesëmarrja e ulët në Vlorë, jo mesazh për PS”- Çuçi: Kur nuk ke kundërshtarë, stadiumi mbetet bosh dhe rezultati dihet
Drejtuesi i qarkut të Vlorë, Bledi Çuçi e justifikoi pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet e pjesshme me mungesën e një kundërshtari. Pas fitores së Brunilda Mersinit, ai tha për mediat se pjesëmarrjen e ulët nuk e shikon si një mesazh për PS. “Jo nuk mendoj kështu, ju e patë që edhe nga përqindja e votave ishin socialistët që kishin dalë për të votuar”, tha ai për gazetarët. Ai i krahasoi këto zgjedhje si një ndeshje futbolli me kundërshtar të dobët, ku rezultati dihet dhe stadiumi mbetet bosh. “Pjesëmarrja varej nga shumë fenomene që lidhen me faktin që ishin zgjedhje të pjesshme, ishin zgjedhje që nuk kishin kundërshtarë të fort dhe kur je pa kundërshtarë, është si në futboll që kur nuk ke një kundërshtar të...