Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“Kam pasur kontakte me klube në Arabinë Saudite”; Deschamps jep indicie mbi të ardhmen e tij
10 Nëntor 2025 11:35 Alfred Lleshi Arabia Saudite mund të jetë pas Francës për Didier Deschamps. Trajneri aktual i “Les Bleus” ka zbuluar një nga hipotezat për të ardhmen e tij, pas përfundimit të aventurës me kombëtaren, që sipas disa të dhënave mund të ndodhë pas Botërorit 2026, duke e dorëzuar “stafetën” te Zinedine Zidane. Në emisionin ‘Téléfoot’, të dielën, Deschamps ka marrë pjesë në një lojë “e vërtetë apo e rreme” dhe ka zbuluar disa detaje interesante. Rreth mundësisë për të qëndruar në krye të Francës pas Botërorit 2026, ai u shpreh qartë: “Është e rreme”. Për një rikthim të mundshëm te Juventusi si trajner, 57-vjeçari e mohoi, por pranoi kontaktet nga klube të tjera, përfshirë Arabinë Saudite: “Kam pasur kontakte, por jo në...