Bonny: Vendi i parë tani ka pak rëndësi. Derbi i Madoninës? Është ëndrra e çdo fëmije

Bonny: Vendi i parë tani ka pak rëndësi. Derbi i Madoninës? Është ëndrra e çdo fëmije

10 Nëntor 2025 11:41 Alfred Lleshi Ange-Yoan Bonny, sulmuesi i Interit, foli për “SportMediaset” pas fitores 2-0 ndaj Lazios, ndeshje ku shënoi golin vendimtar. Për vendin e parë në renditje ai tha: “Është bukur, kemi punuar të gjithë bashkë, por sot ka pak rëndësi, sepse rruga është ende e gjatë. Shikojmë përpara”. Për ndryshimet në stilin e tij të lojës: “Golat vijnë falë Zotit. Nuk di nëse kontributi im ka ndryshuar shumë, por përpiqem të jem në nivelin e shokëve të mi. Kësaj here shkoi mirë, shpresojmë të vazhdojmë kështu”. Rreth rritjes së tij tek Interi: “Po, ka shumë gjëra ndryshe; stafi, si punojmë para portës, pastaj ka asistime si ai Dimarco… Këtu është më lehtë të shënohet, jam i kënaqur”. Për derbin, pas pushimit: “Është...