Milan-Lewandowski, gazetari i njohur i merkatos zbulon të vërtetën e “martesës” hipotetike

Milan-Lewandowski, gazetari i njohur i merkatos zbulon të vërtetën e “martesës” hipotetike

10 Nëntor 2025 11:47 Alfred Lleshi Pavarësisht lajmit nga Spanja (nga gazeta “Sport’, që rilançoi një parashikim të “Sportitalia’), që e lidhte Milanin me Robert Lewandowski nga janari, Fabrizio Romano ka sqaruar situatën e lojtarit polak: “Duke folur me njerëzit afër Lewandowskit, sulmuesi polak nuk ka ndërmend të ndryshojë klub në janar”. Sulmuesi 37-vjeçar, që realizoi tre gola në ndeshjen e fundit të La Liga-s, beson se te Barcelona mund të bëjë ende rrugë në disa kompeticione, përfshirë Champions League. Ai dëshiron ta përfundojë në mënyrën më të mirë eksperiencën te klubi katalanas. Lëvizja diku tjetër, nëse do të realizohet, do të shtyhet për verën e ardhshme.