Prezantohet projekti “OSHEE Charge”, shërbimi i ri i karikimit të mjeteve elektrike

Prezantohet projekti “OSHEE Charge”, shërbimi i ri i karikimit të mjeteve elektrike

Kreu i qeverisë, Edi Rama, së bashku me zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, kanë prezantuar ditën e sotme, 10 nëntor, projektin “OSHEE Charge”. Ky projekt, synon karikimin e mjeteve elektrike në vend, si një mënyrë për të shkuar drejt energjisë së pastër, por dhe transportit të qëndrueshëm. Fillimisht e mbajti fjalën Balluku, e cila u shpreh se ky shërbim i karikimit për mjetet elektrike, është një hap i natyrshëm dhe i domosdoshëm. Konsumatatorët familjarë do të vazhdojnë të karikojnë mjetet e tyre elektrike me të njëjtin çmim si më parë. Për ndërtimin e stacionit të parë të “OSHEE Charge”, është zgjedhur një pikë strategjike, ku në pak minuta mund të karikohen 20 automjete elektrike. Energjia prodhohet nga panelet diellore.