E kujtojmë Heroinën e Popullit, Shote Galicën

E kujtojmë Heroinën e Popullit, Shote Galicën

Më 10 nëntor 1985 lindi në Drenicë, Qerime Galica, e njohur si Shote Galica. Heroina e qëndresës shqiptare, bijë e Radishevës, u rrit njësoj si 6 vëllezërit e saj, të frymëzuar nga heronjtë e kohës: Isa Boletini, Mehmet Deliu, Ramadan Radisheva e të tjerë. Shote Galica dëshmoi se lufta nuk është një atribut gjinor. I kaloi 12 vite të jetës duke luftuar, pjesëmarrëse në mbi 40 aksione të rëndësishme luftarake, në të cilat humbi 22 anëtarë të familjes. Luftëtare për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serbë, austro-hungarezë, bullgarë e jugosllavë, ajo është dekoruar me titullin e lartë Heroinë e Popullit. Shote Galica mori pjesë në kryengritjet kundër osmanëve në vitet 1909-1912 dhe në qëndresën e armatosur kundër serbëve në vitet 1912-1915. Në vjeshtën e vitit...