Kur u sulmua presidenti/ “Po pulat, shpëtuan?”… Një atentat dhe një barcoletë

Kur u sulmua presidenti/ “Po pulat, shpëtuan?”… Një atentat dhe një barcoletë

Kur më 22 gusht 1962, rreth orës 8:00 të mbrëmjes, dy vetura “Citroen DS19” dolën nga pallati “Elize” dhe u nisën për “Colombey-les-deux-Églises”, rezidenca private e Sharl dë Golit (Charles de Gaulles), në vendin e quajtur “Petit-Clamart”, tre vetë të armatosur sulmuan veturën e presidentit. Vetëm 8 nga 150 plumbat që qëlluan mbi ta, arritën të kapnin pjesën e pasme të automjetit. Dë Goli dhe bashkëshortja e tij Ivonë (Yvonne de Gaulle), i shpëtuan paq atentatit. Duke dalë nga vetura, zonja e Presidentit pyeti e shqetësuar: – Besoj se pulat, nuk i gjeti gjë?!.. Policët e truprojës, që menduan se e kish fjalën për vete dhe bashkëshortin, u çuditën fort nga kjo mënyrë bisedimi kaq familjare e Zonjës së Parë. Por, mandej morën vesh se...