Qeveria hap thesin për pensionistët! 1.7 miliardë euro deri në 2030, ministri tregon sa do të përfitojnë të moshuarit

Qeveria hap thesin për pensionistët! 1.7 miliardë euro deri në 2030, ministri tregon sa do të përfitojnë të moshuarit

Maratona parlamentare e prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2026, ka startuar. Ministri i Financave Petrit Malaj po prezanton në Komisionin e Ekonomisë projektbuxhetin e vitit të ardhshëm që sipas tij ka si kryefjalë pensionet. “Vëmendja jonë dhe kryefjala e këtij projektbuxheti është padyshim rritja e mirëqenies sociale, duke vijuar më tej me nxitjen për modernizimin e infrastrukturës, përsosjen e sistemeve dixhitale, por edhe zhvillimin e kapitalit njerëzor përmes arsimit dhe punësimit cilësor. Themelore e buxhetit është pa diskutim reforma e pensioneve, që do të nisim në vitin e ardhshëm dhe do të shtrihet deri në vitin 2030. Të moshuarit, kjo kategori e nderuar, do të marrë mbështetje direkte financiare nga buxheti i shtetit”, tha Malaj. Ministri tha se prej janarit do të nisë dhënia e shtesës së...