Gramos Sako zgjidhet kryetar i Bashkisë Tepelenë: Do jem në shërbim të qytetarëve

Gramos Sako zgjidhet kryetar i Bashkisë Tepelenë: Do jem në shërbim të qytetarëve

Kandidati i Partisë Socialiste të Tepelenës, Gramos Sako, që fitoi zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit për kryetar bashkie, shprehu sot mirënjohjen për qytetarët. Në një prononcim për mediat, Sako tha se “pas një fushate të shkurtër, por një fushate model, një votim në një kohë me reshje, qytetarët dolën, votuan, duke shprehur vullnetin. Tani detyrimi im kryesor është që t’i shërbej qytetarëve për punët e nisura, si dhe projektet që kemi. Mirënjohje edhe për Partinë Socialiste që e kishte përcaktuar fitoren që nga dita e parë e deri tani”, tha ai. Sako fitoi me 3261 vota kundrejt kandidatit të propozuar nga zgjedhësit, Gabriel Guma, i cili mori 928 vota.