Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama gjen arsyet e pjesëmarrjes së ulët: Dobësi ekstreme e opozitës…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të mbajtura të diel. Rama jep disa arsye, të cilat sipas tij, kanë ndikuar në pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje. “5 bashki 5 fitore dhe 5 arsye më shumë për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk është se e stimulojnë pjesëmarrjen. Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës; Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë...