Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tensione mes komuniteteve fetare/ ‘Të vrarë sepse janë alevitë’, frikë midis pakicave të Sirisë pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad
Tensionet mes komuniteteve fetare në Siri janë ndezur sërish, ndërsa vrasjet e fundit në Homs dhe në “Luginën e të Krishterëve” po thellojnë frikën dhe ndarjet mes banorëve. Një sulmues i maskuar në motor ka qëlluar për vdekje dy kushërinj të krishterë, Wissam dhe Shafiq Mansour, në fshatin Anaz të provincës Homs. Të dy 39-vjeçarë, po pinin kafe me një mik kur u qëlluan me breshëri plumbash. Banorët thonë se autori erdhi nga një fshat fqinj me shumicë sunite. Sulmi ka përhapur panik në “Luginën e të Krishterëve”, ku shumë familje ndihen të pambrojtura pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad. Babai i Wissam-it, George Mansour, akuzon autoritetet për mosveprim. “Na morën armët, por i lanë te fshati rival. Sot ishte Wissam, nesër mund të...