Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
A ishte Asim Vokshi informator? Gjyqtari përplaset me Top Channel: Diarre shpifje! KED: Precedent i rrezikshëm
asim vokshi TIRANË- Zgjedhja e Asim Vokshit si anëtar në Gjykatën Kushtetuese, duket se po kalon përmes një kontestimi të gjatë dhe të vështirë. Fillimisht ishte rivalja e tij në garë, Naureda Llagami, ajo që kontestoi procesin në Gjykatën e Lartë, përmes një vote që sipas saj u shpall qëllimisht e pavlefshme, pasi ishte në favorin e saj. Vokshi arriti që të siguronte vendin në Gjykatën Kushtetuese, në sajë të pikëzimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili e rendiste të parin. Për të rrëzuar këtë renditje, Llagamit i duhet të merrte 3/5 e votave të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, pra 9 nga votat e kolegëve të saj. Vota e klasifikuar e pavlefshme tashmë po ndjek rrugët e Gjykatave, ndërsa shkalla e parë...