Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Kovac: Mrekullitë ndodhin, por t’i shënosh 4 gola Barcelonës do të jetë më shumë se mrekulli
15 Prill 2025 8:32 Telesport Është e vërtetë që në futboll asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë, por ajo që Borussia Dortmund do të kërkojë të realizojë sot është vërtet në kufi me të pamundurën. Gjermanët u mundën 4-0 nga Barcelona në gjysmëfinalen e parë të Champions League luajtur në Spanjë dhe tani do të kërkojnë të përmbysin shifrat në fushën e tyre. Trajneri i Borussia, Niko Kovac, në konferencën për shtyp para ndeshjes, u përpoq të karikonte skuadrën dhe tifozët, duke deklaruar se ende beson në kalimin në gjysmëfinale. “Mrekullitë ndodhin gjatë gjithë kohës, por Barcelona nuk ka humbur asnjë ndeshje në vitin 2025, gjë që e bën sfidën shumë më të vështirë. E dimë situatën, nuk luajtëm mirë në ndeshjen e...