Financim deri më 30 janar. Senati çon përpara projektligjin që mund të hapë Qeverinë amerikane

Financim deri më 30 janar. Senati çon përpara projektligjin që mund të hapë Qeverinë amerikane

Senati amerikan e ka çuar përpara një projektligj që synon hapjen e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, dhe përfundimin e mbylljes 40-ditore që ka prekur pagat e shumë punëtorëve federalë, i ka vonuar ndihmat ushqimore dhe e ka penguar udhëtimin ajror. Senatorët e kanë miratuar një projektligj të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, i cili do të amandamentohet për ta financuar Qeverinë deri më 30 janar, dhe përfshin një paketë të tri projektligjeve për financim të agjencive federale. Nëse Senati e miraton dokumentin me ndryshime, ai duhet të miratohet sërish nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe duhet t’i dërgohet presidentit amerikan, Donald Trump për nënshkrim, proces që mund të marrë disa ditë. Nën marrëveshjen e arritur me disa demokratë, që janë ndarë nga partia për këtë...