Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Tuneli i Llogarasë/ Nga tenderat e manipuluar, te pikëpyetjet mbi cilësinë e ndërtimit
Hetimet e SPAK tregojnë se projekti i madh i tunelit të Llogarasë është përfshirë në skema të ndërlikuara të korrupsionit dhe manipulimit të tenderave, duke ngritur dyshime të shumta mbi cilësinë e punimeve dhe sigurinë e këtij projekti strategjik. Të dhënat e siguruara nga hetimi tregojnë se jo vetëm tenderi i ndërtimit, por edhe ai i mbikëqyrjes së punimeve u manipulua, ndërkohë që inspektimet në terren kanë evidentuar shkelje të rënda të standardeve të cilësisë dhe sigurisë së projektit. Pas një inspektimi në kantier në korrik të vitit 2022, përfaqësuesi grek i kompanisë mbikëqyrëse të punimeve në tunelin e Llogarasë mbeti i shokuar. Ai i shkroi i alarmuar kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi se punët po shkonin përditë e më keq me projektin....