Gjyqtari Asim Vokshi, agjent i shërbimeve sekrete? reagon KED: Shkelje penale publikimi i të dhënave të rreme

Gjyqtari Asim Vokshi, agjent i shërbimeve sekrete? reagon KED: Shkelje penale publikimi i të dhënave të rreme

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED, ka reaguar këtë të hënë pas publikimit të një lajmi në Top Channel, lidhur me emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë Asim Vokshi ”, që sipas institucionit “ka tejkaluar kufijtë e ushtrimit të përgjegjshëm të lirisë së medias”, duke bërë “akuza të pabazuara dhe pretendime të pavërteta”. Në deklaratën zyrtare, KED thekson se Kushtetuta dhe ligji garantojnë lirinë e medias dhe të drejtën e informimit, por njëkohësisht kërkojnë që këto të drejta të ushtrohen “me përgjegjësi, pa abuzim dhe pa cenuar të drejtat e të tjerëve apo rendin publik”. KED thekson se publikimi në fjalë “bazohet mbi të dhëna të rreme, të marra nga burime të dyshimta, në kufijtë e shkeljeve penale”, duke përbërë “një devijim serioz nga...