Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Tronditet Benfica, futbollisti i saj pranon videon e turpshme me të mitur
Ylli i Benfica, sulmuesi i majtë Andreas Schjelderup, i thirrur edhe për ndeshjet kualifikuese të Botërorit me Norvegjinë, ka pranuar se më 2023, në moshën 19-vjeçare, ka dërguar një video me përmbajtje seksuale ku shfaqeshin të mitur. Ai e bëri deklaratën në një postim në Instagram, duke pranuar përgjegjësinë dhe shpjeguar ngjarjen: “Kam marrë një video të shkurtër dhe e kam dërguar te një mik pa u menduar mirë. Pashë vetëm disa sekonda dhe nuk e pashë si zhvillohej më tej. Miku më kujtoi menjëherë që ishte e paligjshme, kështu që e fshiva menjëherë”. Tani 21-vjeçar, ai kërkoi falje publikisht: “Dua të kërkoj falje së pari ndaj personave të përfshirë në video, pastaj ndaj miqve, familjes, punëdhënësve, vendit tim dhe tifozëve që i kam zhgënjyer”....