Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Përdorimi i paracetomolit në shtatzani shkakton autizmin? Shkenca ka një përgjigje..
Një studim i ri i botuar në revistën shkencore britanike BMJ ka hedhur poshtë pretendimet që përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë çrregullime të spektrit të autizmit tek fëmijët. Sipas hulumtimit, të dhënat shkencore aktuale nuk mbështesin një lidhje midis ekspozimit të fetusit ndaj paracetamolit dhe zhvillimit të autizmit ose çrregullimit të hiperaktivitetit dhe deficitit të vëmendjes (ADHD). Ky përfundim vjen në një kohë kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur disa herë aludime për një lidhje midis paracetamolit dhe autizmit, madje duke iu kërkuar grave shtatzëna të shmangin përdorimin e tij. Komuniteti shkencor ka kundërshtuar këto sugjerime, duke theksuar se konsensusi mjekësor i pranuar ndërkombëtarisht nuk mbështet një lidhje të tillë. Për më tepër, paracetamoli vazhdon të konsiderohet si opsioni më...