“Pjesëmarrja në votime si në Haitin e bandave”/ Zgjedhjet në 5 Bashki, Qori: Fitore si në Korenë e Veriut

“Pjesëmarrja në votime si në Haitin e bandave”/ Zgjedhjet në 5 Bashki, Qori: Fitore si në Korenë e Veriut

Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë, ka reaguar lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme lokale që u mbajtën të dielën e 9 nëntorit në 5 bashki të vendit. Qori në një postim në rrjetet sociale shkruan se partia në pushtet, duke iu referuar socialistëve të Edi Ramës, fituan në përmasa koreano-veriore në zgjedhjet e parakohshme lokale. Ndërsa referuar pjesëmarrjes në zgjedhje, kreu i Lëvizjes Bashkë shkruan se ajo është e barabartë me Haitin e gangrenizuar nga lufta e bandave. “I vetmi përjashtim nga ky obskurantizëm do të ishte Tirana, aty ku kishte një alternativë kundër sistemit. Prandaj Edi Rama nxitoi të anulonte zgjedhjet në kryeqytet. Nuk ka vend për dëshpërim. Ky nivel pjesëmarrjeje tregon se pushteti i korruptuar mund të bindë vetëm pakicën e...