Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Dy kandidatët marrin vota të barabarta, shorti vendos kush do drejtojë bashkinë
Në Japoni, fati ka vendosur rezultatin e zgjedhjeve bashkiake, në qytetin e Kamisu-së. Kryetari i ri i bashkisë u zgjodh me short, pasi dy pretendentët morën saktësisht të njëjtin numër votash. Kjo ngjarje jashtëzakonisht e rrallë në historinë zgjedhore të vendit përfshinte kandidatin e pavarur Toshiyuki Kiuchi , i cili doli fitues, dhe kryetarin aktual të bashkisë Susumu Ishida . Të dy morën nga 16,724 vota , një barazim i përsosur që sipas ligjit zgjedhor japonez duhet të zgjidhet me short të rastësishëm për të përcaktuar fituesin. “Prisja një garë të ngushtë, por nuk e imagjinoja se do të përfundonim në një garë të barabartë “, tha Kiuchi pas shortit. Megjithatë, kryetari i bashkisë në largim nuk ka ndërmend të dorëzohet. Ishida ka njoftuar se...