Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Amorim konfirmon: Kemi shumë dëmtime, pres përforcime në merkaton e janarit
Tjetër ndalesë në Premier League për Manchester United, që barazoi 2-2 ndaj Tottenham, në një ndeshje me shumë përmbysje. “Djajtë e kuq” shpërdoruan avantazhin fillestar, kur u përmbysën nga Spurs në pak minuta dhe më pas arritën të barazojnë në shtesë. Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, diskutoi hapur mundësinë e nënshkrimit të një sulmuesi të ri në janar. Ndeshja kundër Tottenham u ndikua edhe nga dëmtimet e Benjamin Šesko, Harry Maguire dhe Casemiro, me sulmuesin slloven që la fushën me një dëmtim në gju. Portugezi konfirmoi qëllimin e tij për të forcuar skuadrën gjatë merkatos së dimrit, veçanërisht duke marrë parasysh largimet e Bryan Mbeumo, Amad Diallo dhe Noussair Mazraoui për Kupën e Kombeve të Afrikës: “Duhet të monitorojmë gjithçka, të shohim se çfarë...