Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“S’pranova amanete”, rrëfimi i Llakajt për humbjen e të shoqes: Doja të vdisja, e përcollëm si nuse të bukur
Në një bisedë të ndjerë me Grida Dumën, aktori Agron Llakaj ka ndarë momentet më të vështira pas humbjes së bashkëshortes së tij, Kostandinës, duke rrëfyer se për një kohë të gjatë humbi dëshirën për të jetuar. “Ajo la amanete, por unë nuk pranova që të jepte mua”, tha ai. “Në momentet e para nuk kupton se ku je. I kërkova vajzës t’i bënte grimin, i thashë ‘mami meritonte të ikte si një nuse e bukur’. Ne kemi qëndruar të dy aty, duke qarë, duke e grimuar, edhe e përcollëm ashtu, të bukur siç ishte. Edhe pas asaj fillon gropa ime. Shumë ditë e net nuk kam dashur të jetoj. Doja t’i bashkohesha. Fëmijët më janë përgjëruar, por mungesa e saj nuk matet me asgjë”,...