Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Nga hotelet tek automjetet dhe llogaritë bankare, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë, ja kujt i përkasin
Policia dhe Prokuroria e Sarandës kanë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, pasi dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme. Policia njofton se pasuritë e sekuestruara përfshijnë hotele, lokale, apartamente, sipërfaqe ndërtimi, mjet lundrues, automjete dhe 12 llogari bankare. Këto pasuri u përkisnin 2 shtetasve, me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe të pastrimit të parave. Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre. Njoftimi i Policisë: “Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar...