Shmangu 3.7 milionë euro të ardhura nga tatimet, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq “Buzi Store” për evazionin fiskal

Shmangu 3.7 milionë euro të ardhura nga tatimet, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq “Buzi Store” për evazionin fiskal

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë njoftoi dje se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim subjektin tregtar “Buzi Store”, i akuzuar për veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”, kryer në bashkëpunim me ekonomistin e kompanisë. Hetimet zbuluan se kompania ka shmangur deklarimin e rreth 3.7 milionë eurove të ardhura, duke i fshehur ato nga autoritetet tatimore. Prokuroria thotë se gjatë hetimeve u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me kompaninë dhe shoqërinë e saj të fiskalizimit. Gjatë kontrolleve u sekuestruan prova materiale, përfshirë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe shuma monetare prej 8 milionë lekësh në valuta të ndryshme, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor. Njoftimi i plotë Prokurorisë së Tiranës “Prokuroria...