Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tepelena mbyll procesin e numërimit të votave, fiton kandidati socialist, shtrëngim duarsh pas shpalljes së rezultatit
Ka përfunduar procesi i numërimit në Tepelenë, aty u përdor edhe Inteligjenca Artificiale për verifikimin e fletëve të numërimit dhe në numërimin e votave. Gramos Sako nga Partia Socialiste ka fituar në garën 77.85% të votave, ndërsa i vetmi rival përball tij ishte Gabriel Guma, kandidat i pavarur. Kandidati socialist mori 3261 vota dhe Gabriel Guma mori 928 vota (22.15%). Top Channel