Mbyllet numërimi i procesit të votimit për 5 bashkitë, ja kush kandidat shpallet fitues

Mbyllet numërimi i procesit të votimit për 5 bashkitë, ja kush kandidat shpallet fitues

Partia Socialiste është shpallur fituese në të pesta bashkitë ku të dielën u zhvilluan zgjedhjet të pjesshme lokale. Me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët, qytetarët në Mat, Berat, Cërrik, Vlorë dhe Tepelenë vendosën që mandatin prej një viti e gjysëm t’ua besojnë kandidatëve të mazhorancës, kjo edhe sepse opozita nuk doli me kandidatët e saj në këto zgjedhje por vendosi të mbështesë kandidatë të pavarur. Në total ditën e dielë në 5 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet kishin të drejtë vote rreth 334 mijë qytetarë dhe në mbylljen të qendrave të votimit vetëm 18.45% prej tyre kishin ushtruar të drejtën e tyre. Pjesëmarrja më e ulët ishte në Vlorë, atje ku kandidatja e mazhorancës, Brunilda Mersini, e cila dorëzoi mandatin e deputetes, të cilin as...