Partizani përmbys në mënyrë spektakolare Teutën, Elbasani thyen Egnatian dhe barazon Vllazninë në kryesim

Partizani përmbys në mënyrë spektakolare Teutën, Elbasani thyen Egnatian dhe barazon Vllazninë në kryesim

Adriatik BALLA Java e 11-të e Kategorisë Superiore u mbyll ditën e djeshme, me dy takime, një në Elbasan e tjetri në Durrës. Në Elbasan vendasit mposhtën Egnatian 1-0 dhe arritën që me trepikëshin e kësaj ndeshjeje të kapin Vllazninë në kryesim në kuotën e 23 pikëve, kurse në Durrës Partizani, i cili po e humbte ndeshjen, jo vetëm arriti të fitojë e të dalë me tri pikë, por mori një fitore me përmbysje, spektakolare, duke marrë tri pikë të vyera për momentin në këtë fazë të garës, pikë që e ndihmojnë të kthehet në mestabelë fillimisht e të rrisë pretendimet e veta. Dy ditë më parë ishte Vllaznia që mundi në një duel kryesuesish Dinamon dhe mbajti kryesimin e Superiores. Surprizë e kësaj jave...