Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Numërohen 93 nga 116 kuti në Berat, kandidati i PS kryeson me mbi 8 mijë vota diferencë
Kur kanë mbetur edhe pak kuti për tu numëruar në Berat, kandidati i Partisë Socialiste Ervin Ceca rezulton fitues me të paktën 84% të votave. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 3 të mëngjesit janë numëruar 93 nga 116 kuti votimi. Rivali i pavarur i kandidatit socialist, Pavlo Shkarpa i mbështetur nga opozita ka marrë vetëm 15.83% të votave. 93 kuti të numëruara nga 116 Ervin Ceca- PS 10.453 vota (84.17%) Pavlo Shkarpa- I pavarur 1966 vota (15.83%) Top Channel