Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
“U tall me Tiranën dhe Partizanin, po a do vijë në kryeqytet ai?”! Hoxha për Edi Martinin: Felipe Scolari nuk e bën dot humorin e Shkodrës
Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Gazetari i njohur ka folur për situatën mes Vllaznisë dhe Dinamos, atë ndeshje të luajtur dhe të shumëkomentuar para dhe pas takimit. “Ishte një javë ku në atë ndeshje që vajtën tifozët, edhe atje ku duhej të kishte lojë dhe jo konflikt, të gjithë vëmendjen e morën pankinat. Unë e kuptoj që pankina e merr vëmendjen kur është Mourinho dhe Scolari, që ka fituar tituj nga Uzbekistani në Brazil.Në stadiumin Loro Borici, që është ikonë e futbollit shqiptar, ka qenë djepi i futbollit shqiptar, nuk është më, nuk kisha parë 2000 tifozë që shajnë me libër shpie trajnerin më të suksesshëm në Shqipëri. Duke e sharë kot , e karikuar nga...