Numërohen 102 kuti në Vlorë, kryeson bindshëm kandidatja socialiste

Numërohen 102 kuti në Vlorë, kryeson bindshëm kandidatja socialiste

Vijon procesi i numërimit për bashkinë e Vlorës. Deri më tani janë numëruar 102 kuti numërimi nga 231 në total. Ashtu si edhe në 4 bashkitë e tjera, edhe në Vlorë kryeson Partia Socialiste. Kandidatja e mazhorancës, Brunilda Mersini ka 7088 vota, ndërsa Dionis Sota 1011 vota. Ndërkohë Gjergj Nika ka arritur të marrë vetëm 850 vota. Vlora është qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votim. Në total, në këtë qark kanë votuar 12.54% ose e thënë ndryshe 16.205 qytetarë nga 129.194 që ishin në total me të drejtë vote. /vizionplus.tv