Gara për Bashkinë e Matit, kryeson kandidati socialist, Altin Bojni

Gara për Bashkinë e Matit, kryeson kandidati socialist, Altin Bojni

Vijon procesi i numërimit për bashkinë e Matit. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 8 QV nga 47 në total. Altin Bojni, kandidati socialist kryeson me 1481 vota. Më pas vjen kandidati Eduart Brahilika me 581 vota, i ndjekur nga Suzana Pasha me vetëm 131 vota. Kujtojmë se qarku me pjesëmarrjen më të lartë ka qenë Mati, me 39.36%, ose 7752 qytetarë nga 19.697 që ishin në total me të drejtë vote. /vizionplus.tv