Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Bojkoti i sotëm më i shëmtuar se i 2019
Nga Mero Baze Zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki sot ngjajnë me zgjedhjet e vitit 2019, madje më të këqija se ato. Në 2019, ndërsa opozita i bojkotoi zgjedhjet, arriti t’i mobilizojë socialistët pasi i kërcënoi se nuk do t’i lejonte fizikisht të votonin. Dhe kjo e rriti sado pak nervin e ditës së zgjedhjeve, dhe socialistët shkuan të votojnë masivisht jo se kishte rrezik kandidati i tyre përballë kandidatit të Bindjes Demokratike, por se donin të provonin që nuk u trembeshin kërcënimeve fizike. Sot socialistët nuk kishin asnjë kërcënim, as fizik, as politik. Kandidatët e tyre ngjanin si kryetarë të emëruar, ndërsa rivalët e tyre ishin fëmijë jetimë, pasi njeriu i tyre, Sali Berisha, i kishte nxjerrë të lypnin ndonjë votë si ata tutorët...