Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Zgjedhjet në Berat/ Mbyllet procesi i numërimit në Velabisht, triumfon socialisti Ervin Ceca
Është mbyllur procesi i numërimit të kutive për njësinë administrative Velabisht për Bashkinë Berat. Në këtë njësi ka fituar bindshëm kandidati socialist Ervin Ceca me 1342 vota, ndërsa Pavlo Shkarpa ka arritur të marrë vetëm 266 vota. Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se po vijon numërimi në njësinë administrative Sinjë. /vizionplus.tv