Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Mjerim nuk është të jesh i varfër. Mjerim është të kapardisesh në luks dhe t’i thuash vetes socialist
Nga Adrian Thano Një grua nga periferia del në rrugë për të protestuar, me fotografinë e burrit të vdekur në minierë, në dorë. Nuk ka pamjen e zonjave firmato të parlamentit, qeverisë, opozitës që flasin për fuqizimin e gruas nga sallat me ajër të kondicionuar. Sytë e saj janë të lodhur, gishtat të rrudhur, flokët të parregullt, si fjalët që thotë. Por pamja e saj flet më shumë se çdo fjalim apo konferencë për media. Ajo është fytyra e padrejtësisë sociale në një vend që qeveriset nga socialistë. Prej disa javësh, minatorët e Spaçit në veri kërkojnë legjitimimin e sindikatës dhe siguri në punë; ndërsa naftëtarët e Marinzës në jug kërkojnë një pagë që t’i mbajë gjallë mes tymit dhe helmeve të naftës. Dy realitete,...