Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Shiu i nxorri bojën por jo zhulin partive politike
Nga Kreshnik Spahiu Sot ishte ditë e ngrysur, ditë me vetëtima, ditë e errët, ditë depresive për shoqërinë dhe partitë. Shiu s’kishte të pushuar, sikur donte t’i nxirrte zhulin të gjitha partive politike. Sot Shqipëria u zgjua me shi. Si një popull mesdhetar që 300 ditë piqet në diell, jo rrallë trembet nga shiu apo fshihen nga disa pika ujë. Dikur shiu konsiderohej bereqet. Kjo ndodhte kur Shqipëria kishte mbrojtje mjedisore dhe 90% e vendit ishte i gjelbëruar dhe pyllëzuar. Me kalimin e viteve, kur qytetet u pushtuan nga betoni dhe u mbuluan nga pluhuri, populli e ndryshoi batutën sipas kohës dhe vendit. Sa herë bie shi, njerëzit thonë: “E lau zhulin.” Ndërsa sot, pikat e shiut nuk paskan të larë. Sot ishte ditë zgjedhjesh,...