Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Lewa rikthehet me hat-trick. Barcelona thyen tersin ndaj Celta Vigo dhe tani është vetëm 3 pikë larg Realit (video)
Barcelona ka thyer tersin ndaj Celta Vigo-s, duke fituar 2-4 në transfertë, në sfidën e fundit të javës së 12-të në La Liga. Katalanasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 9-të me Robert Lewandowski-n, polaku shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua pas një prekje të topit me dorë brenda zonës, pas goditjes së Fermin Lopez. Një minutë më pas, Marcus Rashford kishte shansin e artë për të dyfishuar shifrat, por gabon i vetëm me portierin përballë. Nga aty nis kundërsulmi i vendasve që finalizohet në mënyrën e duhur nga Sergio Carreira, 1-1. Në minutën e 37-të, Barcelona gjen sërish avantazhin me Lewandowski-n. Polaku shënon me kokë pas një krosimi perfekt që mori nga Marcus Rashford. Në minutën e...