Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Zgjedhjet e pjesshme lokale, nis procesi i numërimit edhe për Bashkinë e Cërrikut
Ka nisur procesi i numërimit edhe në Bashkinë e Cërrikut. Të pranishëm gjatë procesit të numërimit janë Amarildo Hoxha dhe kandidati i “Shqipëria Bëhet” Eligert Hima. Për Bashkinë Cërrik kanë votuar 25% e qytetarëve, ose e thënë ndryshe 7954 nga 31.817 zgjedhës që ishin në total. Në këtë bashki Florenc Doka i PS është përballë kandidatit të pavarur Amarildo Hoxha, për të cilën ka deklaruar mbështetjen edhe PD e Berishës. Ndërsa Eligert Hima kandidon nën logon e partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’ Kujtojmë se në të 5 bashkitë e vendit, nuk janë raportuar incidente gjatë procesit të votimit. /vizionplus.tv