Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Numërohen 2 nga 21 kuti në Tepelenë, PS kryeson me 310 vota
Ka nisur procesi i numërimit në Tepelenë, ku janë për tu numëruar 21 kuti. Në Tepelenë do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale për verifikimin e fletëve të numërimit dhe në numërimin e votave. Nga 21 kuti në total, janë numëruar 2 kuti, me rezultat: 310 vota për Gramos Sako nga Partia Socialiste, dhe 32 vota për Gabriel Guma, kandidat i pavarur. Në Tepelenë kanë votuar 2488 qytetarë, nga 7184 që kishin të drejtë vote. Top Channel