Procesi i numërimit për Bashkinë e Beratit/ Përfundon kutia e parë, kandidati i PS merr 145 vota, Shkarpa vetëm 8

Procesi i numërimit për Bashkinë e Beratit/ Përfundon kutia e parë, kandidati i PS merr 145 vota, Shkarpa vetëm 8

Fillon procesi i numërimit të votave edhe për Bashkinë e Beratit. Raportohet se numërimi ka nisur në KZAZ 67, e cila ka 44 kuti. Në këtë bashki garojnë për zyrën e kryebashkiakut Ervin Ceca i PS-së dhe Pavlo Shkarpa, i pavarur, i mbështetur nga PD-ja. Ndërkohë që ka përfunduar edhe numërimi i kutisë së parë në KZAZ-67 në Berat. Në QV 3319, kutia e fshatit Bilçë, ku ka një diferencë shumë të thellë mes kandidatit të PS dhe atij të PD. Ceca kryeson 145 me 8 vota. Rezultatet e kutisë së parë, Bilçë: Ervin Ceca 145 vota Pavllo Shkarpa 8 vota 6 vota të pavlefshme Berati regjistroi një përqindje pjesëmarrjeje pak më shumë se 19%, shumë e ulët nga pritshmëritë. Më herët kishte nisur numërimi...