Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Përfundon numërimi i kutisë së Parë në Tepelenë, ja rezultati në fshatin e Gramos Sakos
Ka përfunduar numërimi i kutisë së parë në Bashkinë Tepelenë. Ajo ishte qendra e votimit të fshatit Nivicë, prej nga ku ka origjinën kandidati i PS-së, Gramos Sako. Ai ka marrë 199 vota ndërsa kandidati i PD-së, Gabriel Guma, ka marrë vetëm 6 vota. Siç ka thënë 10 vite më parë edhe Tërmet Peçi, pritet një tjetër “fitore publiçitare”. Pjesëmarrja në këto zgjedhje të pjesshme në Tepelenë ishte në nivelin 34,63%. ©Argjiroja.net