Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Dy gola për dy minuta, Celta Vigo-Barcelona nis vrullshëm (video)
9 Nëntor 2025 21:19 Telesport Ndeshja përmbyllëse e javës së 12-të në La Liga mes Celta Vigo-s dhe Barcelonës ka nisur vrullshëm. Katalanasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 9-të me Robert Lewandowski-n, polaku shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua pas një prekje të topit me dorë brenda zonës, pas goditjes së Fermin Lopez. Një minutë më pas, Marcus Rashford kishte shansin e artë për të dyfishuar shifrat, por gabon i vetëm me portierin përballë. Nga aty nis kundërsulmi i vendasve që finalizohet në mënyrën e duhur nga Sergio Carreira, 1-1. Pas barazimit pa gola të Real Madridit ndaj Rayo Vallecano-s, për Barcelonën vlen vetëm fitorja sot nëse do që të ngushtojë diferencën me vendin e parë. SHIKOGOLAT