Mjafton goli fantastik i Lautaros, Inter e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Lazio-s (video)

Mjafton goli fantastik i Lautaros, Inter e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Lazio-s (video)

9 Nëntor 2025 21:34 Telesport Inter-Lazio, është ndeshja e fundit e javës së 11-të në Serie A. Pjesa e parë në sfidën që po luhet në “San Siro” është mbyllur 1-0 për zikaltrit. Ishte minuta e dytë, ku pas një aksioni të gjatë dhe pasimit të marrë nga Alessandro Bastoni, Lautaro Martinez mposht Provedel me një goditje shumë të bukur me të djathtën brenda zonës. Me golin e shënuar sot, Lautaro është lojtari i katërt në historinë e Interit që ka shënuar të paktën 10 gola në shtatë vite të ndryshme kalendarike në Serie A, pas Alessandro Altobelli (shtatë vite), Benito Lorenzi dhe Giuseppe Meazza (të dy nga tetë vite). Rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund të pjesës së parë. Në rast fitoreje sot,...