5 gola të shënuar në pjesën e parë, Celta Vigo dhe Barcelona dhurojnë spektakël (video)

5 gola të shënuar në pjesën e parë, Celta Vigo dhe Barcelona dhurojnë spektakël (video)

Celta Vigo ka treguar vitet e fundit që është një ekip “ters” për Barcelonën, ku i ka nxjerrë jo pak probleme, sidomos në sfidat që luhen në “Estadio de Balaidos”. Pjesa e parë në përballjen që po luhet aktualisht është mbyllur 2-3 për katalanasit, të cilët kaluan të parët në avantazh në minutën e 9-të me Robert Lewandowski-n, polaku shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua pas një prekje të topit me dorë brenda zonës, pas goditjes së Fermin Lopez. Një minutë më pas, Marcus Rashford kishte shansin e artë për të dyfishuar shifrat, por gabon i vetëm me portierin përballë. Nga aty nis kundërsulmi i vendasve që finalizohet në mënyrën e duhur nga Sergio Carreira, 1-1. Në minutën e 37-të,...