“PD nuk shfrytëzoi situatën, me një zv/kryeministre të pandehur”/ Zgjedhjet e pjesshme, Hoxha: Nuk duhet të shkonim…

“PD nuk shfrytëzoi situatën, me një zv/kryeministre të pandehur”/ Zgjedhjet e pjesshme, Hoxha: Nuk duhet të shkonim…

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha i ftuar në një studio televizive, ka komentuar pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet e pjesshme vendore që u zhvilluan të dielën në 5 bashki të vendit, në Vlorë, Mat, Berat, Cërrik dhe Tepelenë. Hoxha tha se ai e ka shprehur qëndrimin e tij më herët, që PD të dilte në zgjedhje me kandidatë politikë, por tanimë pas këtij rezultati, PD duhet të bëjë një analizë për këtë çfarë prodhoi 9 nëntori. Sipas tij, opozita duhet të shfrytëzonte situatën jo të mirë në të cilën ndodhet mazhoranca, me një zv/kryeministre të marrë të pandehur nga SPAK. “Duke patur parasysh se cfarë po ndodh në kampin e majtë, me zv/kryeministren e pandehur, ne nuk arritëm të optimizojmë votën. Sot...