Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Aksident hekurudhor në Sllovaki, disa të plagosur
Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sllovaki, ku dy trena janë përplasur mes tyre dhe raportohet për shumë të lënduar. Në një postim në mediat sociale, policia tha se “në orën 19:31 të mbrëmjes, në linjën 158, u mor një raport për një përplasje midis dy trenave në seksionin Pezinok-Bratislavë”. Mediat lokale raportojnë se aksidenti ndodhi kur treni REX 1814, që operonte në itinerarin Nitra-Bratislava, u përplas ballë për ballë me trenin Ex 620 pak pasi u largua nga stacioni i Pezinok. Ato theksojnë se ka shumë të lënduar nga përplasja. Policia tha se shërbimet e shpëtimit po nxitojnë në vendin e përplasjes, e cila ndodhi midis kryeqytetit Bratislavë dhe Pezinok, rreth 20 kilometra në verilindje të kryeqytetit. Kompania Hekurudhore...