Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Zgjedhjet e pjesshme, nis numërimi në Tepelenë
Ka nisur procesi i numërimit në bashkinë e Tepelenës. Kutitë e parat që po numërohen janë votat e Nivicës, aty ku kishte qendren e votimit vetë Gramoz Sako. Ndërkohë në pritje janë për të nisur së shpejti Progonati dhe Sinanaj. Në KZAZ e pranishme është edhe drejtuesja e qarkut të PS Mirela Kumbaro, kandidati socialist Sako si dhe përfaqësues të PS vendore. Sipas të dhënave të KQZ, për Bashkinë e Tepelenës, kanë shprehur interes 34.63% e qytetarëve, ose e thënë ndryshe 2488 nga 7184 zgjedhës në total. /vizionplus.tv