Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Dorëzohen të gjitha kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore në të gjitha VNV-të, nuk raportohet për problematika
Kryekomisioneri Ilirjan Celiabashi, bën me dije se deri më tani, sipas raportimeve zyrtare, janë dorëzuar të gjitha kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore në të gjitha VNV-të. Procesi i transportit, shoqërimit dhe dorëzimit është kryer pa asnjë problem. Të 9 VNV-të ndodhen aktualisht në pritje të vendimeve që do të merren nga komisionet e ZAZ-ve për fillimin e numërimit të votave. Nuk janë raportuar kuti të parregullta, ndërkohë pas trajnimit pritet fillimi i procesit të numërimit të votave. Top Channel