Arrestohen tre priftërinj, të implikuar edhe shqiptarë/ Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës dhe emigrantëve…

Arrestohen tre priftërinj, të implikuar edhe shqiptarë/ Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës dhe emigrantëve…

Një operacion i madh policor në Greqi ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti kriminal që merrej me trafik droge dhe emigrantësh të paligjshëm, ku mes të arrestuarve janë edhe tre priftërinj. Njëri prej tyre, 46 vjeç, dikur prift, model, këngëtar dhe kuzhinier, është akuzuar se ruante dhe shpërndante drogë brenda një kishe në Rrugën Liosion në Athinë. Sipas hetimeve të Agjencisë Kundër Drogës, ai dilte shpesh nga kisha me rrobat e priftit për t’u shitur klientëve kokainë dhe marijuanë. Në rrjet ishin të përfshirë edhe një grua 52-vjeçare, e cila sipas policisë ishte kreu i bandës, dhe një burrë 42-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare. Priftërinjtë kishin rolin e “transportuesve”, por gjithashtu merreshin me ruajtjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Një prift 40-vjeçar u...