“Opozita ka rrjedhur gjithë kohën”/ Zgjedhjet e mbajtura në 5 bashki, Çupi: Nuk mbahet mend për asgjë të mirë

“Opozita ka rrjedhur gjithë kohën”/ Zgjedhjet e mbajtura në 5 bashki, Çupi: Nuk mbahet mend për asgjë të mirë

Analisti Frrok Çupi komentoi zgjedhjet e mbajtura në 5 bashki të vendit, pas vakancave të krijuara. Çupi tha se votuesi shqiptar ka duruar politikën, por sidomos opozitën shqiptare. Më tej, Çupi tha se pjesëmarrja e ulët në zgjedhje prish entuziazmin por jo demokracinë, pasi parimet demokratike të japin lirinë të votosh ose jo. “Votuesi në Shqipëri është sjellë në mënyrë të durueshme, ka duruar politikën dhe sidomos opozitën. Opozita ka rrjedhur gjithë kohën. Nuk është asgjë në PD ikja e Bujar Leskajt, shpëton për vete por nuk ndryshon gjë në politikë. Opozita nuk mbahet mend për asgjë të mirë. Pjesëmarrja e ulët është problem, prish festën dhe entuziasmin por jo demokracinë. Demokracia ka masa mbrojtëse ku dhe me 12 përqind njihen zgjedhjet. Është e drejtë...