Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Balotazhi në Kosovë, LDK kryeson në Prishtinë, Kurti përpara në Mitrovicë. Haradinaj merr Gjakovën
Në ueb-faqen e KQZ-së kanë nisur që të publikohen rezultatet e para preliminare për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që u zhvillua në 18 komuna. Sipas të dhënave, dalja në zgjedhje ishte 32 për qind, më e ulët se rundin e parë kur votuan 40.10 për qind e votuesve. Mediat rortojnë se me 67 nga 105 kutitë e numëruara, në Mitrovicë të Jugut prin kandidati i LVV-së, Faton Pecia. Në Prishtinë prin Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 80% të kutive të numëruara. Në Prizren prin PDK-ja me Shqir Totajn, kur janë numëruar 215 nga 236 kutive të votimit. Mbyllet Gjilani, fiton Lëvizja Vetëvendosje. Përfundon numërimi në Junik, Lidhja Demokratike shënon fitore. Mbyllet numërimi në Kllokot, fiton Lista Serbe edhe pse s’kishte...